Të gjithë neve na pëlqen të shikojmë spektaklin që dhurojnë fishekzjarrët në ndërrimin e motmoteve dhe dëshirojmë që të kemi një kënd të shikimit sa më të bukur pasi kështu emocioni është më i madh.

Ata që duan fishekzjarrët, duan dhe dronët pasi të shikosh spektaklin që ato dhurojnë nga perspektiva e zogut, e mundësuar nga droni është madhështore.

Për shqiptarët, posaçërisht ata që jetojnë Prishtinë kjo u bë e mundur nga Arton Krasniqi, i cili mjeshtërisht arriti të realizojë një video nga droni.

Të gjithë spektaklin mund ta shikoni në videon e më poshtme dhe ua rekomandojmë në HD (1080p).

[embedyt] http://www.youtube.com/watch?v=c4G_3IO5-bc[/embedyt]

Facebook Comments

Te ngjajshme