Ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, duke e komentuar arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se e kupton si ndjehet Haradinaj pas kësaj ngjarje që i ka ndodhur.

Çeku ka theksuar për Telegrafin se ai bashkëndien me të parin e AAK-së, familjen e tij dhe opinionin publik, duke shtuar se “ pasi e kam përjetuar edhe vet, mund të them se është ndjenjë e keqe shumë”.

“Unë mendoj se ky fletarrest është cenim i lirive dhe të drejtave të njeriut. Është fat për ne që tani kemi ambasada dhe institucione më të konsoliduara që e adresojnë këtë çështje dhe reagojnë shpejt. Duhet të ndërpritet njëherë e përgjithmonë kjo praktikë e shtetit të Serbisë”, ka thënë Çeku.

Çeku ka thënë më tutje se është befasuar se ky arrestim ka ndodhur nga një shtet mik, siç është Franca.

“Besoj se edhe për Ramushin ka qenë krejt e pa paramenduar që mund t’i ndodhë kjo, sepse ndryshe nuk do të udhëtonte Shpresoj të lirohet dhe të jetë në mesin tonë”, ka theksuar ai.

Facebook Comments

Te ngjajshme