Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për arrestimin e Ramush Haradinajt, duke thënë se dialogu i udhëhequr nga Presidenti Thaçi, Kryeministri Mustafa dhe kryenegociatorja Tahiri, kanë sjellë rezultate të tilla si arrestimi i Haradinajt në Francë.

“Normalizimi i marrëdhënieve i udhëhequr me aq zell nga Thaci e Mustafa dhe kryenegociatorja sjellin arrestime si kjo e Ramush Haradinaj sot. A duhet me shku në çdo shtet, me u arrestu për me i hjek “poternicat” e Serbisë për çdo luftëtar që Serbia don me lujt e me përdor si kartë për me marr diçka prej neve? Kur do të mbushemi mend që ska normalizim me marrëdhënie nënshtrimi ndaj askujt”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Facebook Comments