Real Madridi nuk e ka pasur të vështirë duelin e parë kundër Sevillas në kuadër të të tetës së finales të Kupës së Mbretit. Los Blancos fituan me rezultat 3-0 në përballjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Të zgjedhurit e Zinedine Zidane e fituan ndeshjen që në gjysmën e parë, në të cilën i realizuan tre gola.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 11-të, ndërsa golashënues ishte James Rodriguez.

Pas një harkimi nga këndi, më së miri u gjend Raphael Varane, i cili e shënoi golin e dytë të Los Blancos.

Në fund të pjesës së parë, Mbretërit realizuan edhe një herë. Kësaj radhe James e gjeti rrjetën nga pika e bardhë (44’).

Ndeshja kthyese zhvillohet më 12 janar në Ramon Sanchez Pizjuan dhe Real Madridi është favorit për të vazhduar në çerekfinale të Copa del Rey.

Facebook Comments