Franca ka marrë një kërkesë nga Serbia për të ekstraduar Ramush Haradinajn.

Të enjten, prokuroria franceze do të shqyrtojë një kërkesë të autoriteteve serbe për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, shkruan portali francez medias24.com.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është dërguar në prokurorinë e qytetit të Mulhouse në Francë, pas ndalimit të tij nga autoritetet në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Ndërkohë, zyrtarët e lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë për mediat e vendit se presin që Haradinaj të lirohet të enjten, rreth orës 13:00.

Facebook Comments

Te ngjajshme