Pensionet e ndryshuara të veteraneve të UÇK-së edhe për 3 vjetët në vazhdim nuk do të rriten.

Në deklaratën financiare të lëshuar nga Ministria e Financave, të cilën e ka KTV-ja, thuhet se vlerësimi për ndikimet buxhetorë për periudhën 2017-2019, për t’u zbatuar Ligji nevojitet buxheti në shumë prej 114 milionë euro, apo 38 milionë euro për çdo vit.

Kjo nënkupton se pavarësisht se sa do të rritet paga minimale në vend, pensionet e veteranëve do të mbesin të pandryshuara, pasi me Ligjin e ri të veteranëve nuk kushtëzohet që pensioni të jetë i barabartë me pagën minimale.

Sidoqoftë, edhe për 3 muajt në vazhdim nuk pritet të ketë zvogëlim të pensioneve.

Kohavisioni merr vesh se deri më 31 mars është paraparë që të përfundojë periudha e kategorizimit të veteranëve. Ata do të klasifikohen nga një komision, ku për bazë do të merren datat e aktivizimit të tyre në luftë.

Por, pensionin e muajt prillit, shumica e veteranëve do ta marrin në shumë prej 120 eurosh. Ligji është kundërshtuar nga shumica e zonave operative të Kosovës.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme