Duket se keqkuptimet në Babastars janë tejkaluar.

Ditë më parë shpërtheu në media spekulimi për një përplasje mes Agon Amigës dhe Skivit, dy shokëve të vjetër të një prej labelave më të popullarizuar të hip hopit shqiptar.

Kjo u pasua me shumë raportime, pasi vet Agon Amiga ja largoi “followin” në Instagram Skivit.

Duket se kjo situatë ka nervozuar tej mase menaxhmentin e Babastars dhe Getoar Selimin, ashtu si miq të tjerë të përbashkët, të cilët kanë arritur t’i bëjnë bashkë në një tavolinë Agon Amigën dhe Skivin dhe që ata të vazhdojnë mirë shoqërinë.

Kështu së paku vërehet nga një postim më i fundit në Snapchat nga menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti, ku shihen ai, Onati, Agon Amiga dhe Skivi, të gjithë të buzëqeshur

Telashet dhe hatërmbetjet konstante në Babastars që kanë të bëjnë kryesisht me çështje biznesit, kanë arritur gjithmonë të harrohen dhe kështu edhe përplasja e radhës eventuale është parandaluar që të eskalojë në një ndarje definitive të ‘labelit’, një gjë kjo që u parandalua edhe një herë suksesshëm nga lideri Getoar Selimi

Facebook Comments