Mario Balotelli, sulmuesi i Nices, është dënuar nga Federata e Futbollit e Francës.
Lideri i Ligue 1, dy ndeshjet e radhës do t’i luajë pa yllin e saj, sulmuesin kontrovers, Mario Balotelli.
Sulmuesi italian është pezulluar me dy ndeshje mos lojë për shkak se në ndeshjen e fundit ndaj Bordeaux është ndëshkuar ma karton të kuq.
Ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt është ndëshkuar me të kuq me pretekst se ka goditur gjatë një dueli mbrojtësin kundërshtar, Igor Lewczuk.
Facebook Comments