Veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë të premten kundër ndalimit dhe mbajtjes në paraburgim në Francë të ish-komandantit të UÇK’së, njëherësh shef i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Njoftojmë veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se nesër me datën 6 janar 2017, ora 13:oo, do të tubohemi te Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë(te NEW BORN), për të filluar marshin protestues paqësor deri te Ambasada e Francës, ku do të protestohet për lirimin e komandantit Ramush Haradinaj”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga OVLUÇK.

Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, do të mbetet në paraburgim në Francë deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij, ka vendosur një gjykatë franceze.

Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme