Këngëtarja Dafina Dauti tash e një kohë ndan jetën e saj mes Prishtinës dhe Frankfurtit.

Ajo gjendet gjithnjë në kryeqytet gjatë sezonës së dimrit ose verës, sezona kur edhe mban koncertet, teksa në Frankfurt shkon shpesh për të vizituar vëllezërit e saj.

Ndërkohë babai i Dafinës jeton ende në fshatin e tyre në Skenderaj, gjersa e ëma e saj ka ndërruar jetë para shumë viteve fatkeqësisht.

Këngëtarja duket se ndjen shumë mungesën e saj, ndërsa fakti që është nënë vet, e di më mirë se kushdo dashurinë e saj të vërtetë.

Dauti ka publikuar një imazh së fundmi në Instagram Story, ku shfaq një thënie mallëngjyese për nënën, në të cilën shkruhet: “Në këtë moment do doja vetëm një përqafim nga nëna ime”.

Facebook Comments