Grupi i njohur NRG Band kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Thirrëm”.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet djemtë e grupit, gjersa kësaj radhe kanë vendosur të vijnë me një këngë stil.

“Thirrëm” është publikuar në YouTube me një klip të animuar, duke i dhënë një frymë të re projekteve artistike për vitin 2017.

Mbetet të shihet se sa do të pëlqehet kënga e re, e një ndër grupeve më të suksesshme në Kosovë.

Facebook Comments