Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë

Padyshim që ndeshja më e fortë është zhvilluar mes Houston Rockets dhe Oklahoma City Thunders, ku këta të fundit shkrin epërsinë pre 18 pikëve të teksasianëve për ta shndërruar në dramë takimin e NBA-s.

Rockets triumfuan kundër Oklahomas me rezulto 118:116 në saje të basketbollistit Nene, i cili realizoi dy gjuajtje të lira 0.7 sekonda para përfundimit të takimit, transmeton Telegrafi.

James Harden ishte basketbollisti më efikas duke realizuari 26 pikë në fitoren e 28-të sezonale të Rockets.

Russell Westbrook tregoi edhe njëherë paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar 49 pikë, 8 kërcime, e 5 asistime, por që ishin të pamjaftueshme për të shpëtuar ekipin e tij Oklahoma City Thunder nga humbja e 21-të sezonale.

Facebook Comments