U bë e njohur gjatë pjesëmarrjes së saj në reality shoun ‘Shpija e Kosovës’, e që nga atëherë Sasa Hoda u bë e dashur për publikun shqiptar.

Gjersa po shijonte ditët e saj më të suksesshme në botën e televizionit, 25 vjeçares nga Gjakova iu keqësua gjendja nga sëmundja prej të cilës vuan që nga lindja, shkruan Gazeta Express.

Ajo para disa minutash ka publikuar një fotografi në rrjetin social ‘Facebook’, ku ka treguar se është gati për betejën e radhës.

‘Jam e lumtur që jam këtu, dhe që iu kam. Faleminderit miq, familjarë, kolegë që lutjet e juaja nuk shkuan huq. Faleminderit që kontribuat dhe vazhdoni të kontribuoni për shërimin tim. Faleminderit Zot! Unë jam gati për betejën time të radhës… Ju dua shumë. Strong than ever. Sepse unë nuk dorëzohem!, ka shkruan Sasa në Facebook.

Facebook Comments