Në pajtim të Grupeve Parlamentare, në mbledhjen e Kryesisë u vendos që seanca e jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë të mbahet të martën më 10 janar

Inicuesi i seancës, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj tha se pas konsultimeve me shefat e Grupeve tjera parlamentare të koalicionit qeveritar dhe opozitës që e kanë nënshkruar iniciativën për këtë seancë, propozoi që seanca të mbahet të martën pasi deputetët që janë në pushime e kanë të pamundur të vijnë sot për sot.

Kryesuesi i mbledhjes Xhavit Haliti tha se seanca do të ftohet kurdo që pajtohet inicuesi i seancës, në kete rast Pa Lekaj.

Facebook Comments

Te ngjajshme