Lapo Elkann, trashëgimtari i mbretërisë automobilistike të Fiatit, aktualisht është në rehabilitim për

të kaluar vartësinë nga droga, pasi ishte kapur duke u droguar me një prostitutë transeksuale.

Në nëntorin e vitit të kaluar, ai u bë kryetemë e mediave pasi ishte raportuar se është kidnapuar. Mirëpo, pas një kohë ai doli

në publik dhe nisën thashethemet se kishte gënjyer për rrëmbimin e vet.

Lapo Elkann është i njohur edhe për stilin e veshjes

39-vjeçari tash ndodhet në një qendër rehabilitimi në Itali, ku do të qëndrojë deri në seancën dëgjimore që është caktuar për 25 janar.

Atje, atij i është ndaluar kontakti me botën e jashtme, ndërsa familja çdo javë njoftohet përmes raporteve mjekësore në lidhje me gjendjen e tij.

Elkann u lëshua nga kjo qendër vetëm më 24 dhjetor, për të marrë pjesë në varrimin e kryeredaktores së versionit italian të revistës Vogue, France Sozzani.

Facebook Comments