Për Vitin e Ri serb do të fillojë qarkullimin treni, i cili do të udhëtojë nga Beogradi në Mitrovicë, raportojnë

mediat serbe duke iu referuar një njoftimi të lëshuar nga drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë,

Marko Gjuriq.

Nuk dihet ende kjo është bërë në pajtueshmëri me Prishtinën, apo edhe një provokim i radhës i Beogradit

nga të shumtët e kohëve të fundit, transmeton gazetametro.net.

Gjuriq duke njoftuar për linjën e trenit u ka thënë mediave në Beograd, se “Për vitin e ri serb do të fillojë

qarkullimin treni Beograd-Mitrovicë. Ai do të shkojë nga Beogradi-Mladonovac-Lapovo-Kragujevc-Krajlevë-Rashkë

dhe në fund në Mitrovicë. Treni do të ketë shpejtësi të madhe”.

Ai ka theksuar se kjo është linja e parë Beograd-Kosovë, pas luftës. Sipas tij, ky tren do të jetë “i zbukuruar” me

motive të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe si dhe jashtë do të ketë flamurin serb dhe emrat e kishave dhe manastireve

të cilat gjenden në Kosovë.

Gjuriq ndër të tjera ka thënë se çmimi i biletës do të jetë më i volitshëm se ai i autobusit, pasi që në universitetin e Prishtinës

në Mitrovicë studiojnë rreth 12,000 studentë serb.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme