Martin Shkreli ka nisur vitin 2017 me shumë bujë.

Shkreli, shtetas amerikan me origjinë shqiptare, i cilësuar në rrjetet sociale si njeriu më i keq në botë (pasi kishte rritur çmimin e një ilaçi të rëndësishëm për 4.000%), është përjashtuar të dielën nga rrjeti social Twitter, transmeton Gazeta Express.

Shqiptarit më të urryer në botë i është pezulluar përkohësisht llogaria në Twitter, pasi ai ka ngacmuar në rrjetin social redaktoren e revistës ‘Teen Vogue’, Lauren Duca.

Së fundmi, Shkreli kishte ftuar Ducan që ta shoqëronte atë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump – ftesë të cilën ajo e ka refuzuar kategorikisht

Facebook Comments