Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, e ka përjashtuar mundësinë e ekstradimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në shtetin e Serbisë, por ka shtuar se kjo e fundit mund ta zvarrisë procesin, dhe Haradinaj të mbahet në Francë për 40 ditë.

“Është bërë kërkesa me 16 dhjetor dhe 30 ditë nevojitet për tu aprovuar kjo kërkesë prej Interpolit. Sa kam unë informacion, asnjë kërkesë deri më tani, Interpoli nuk ja ka refuzuar UNMIK-ut. Sot e kam kuptuar që është bërë kërkesa me 16 dhjetor dhe pritet që deri më 16 janar kjo të hiqet”, tha Koci në “InfoBox” të RTV Dukagjinit.

Ai madje thotë se Policia e Kosovës ka kërkuar nga Interpoli që nga listat e Serbisë, të largojë 20 persona, brenda të cilëve është edhe Haradinaj, dhe pret që kjo fshirje nga këto lista të ndodh nga 16 janari.

 https://www.youtube.com/watch?v=SEVtcaq_hlQ
Facebook Comments

Te ngjajshme