Yllka Kuqi ditë më parë performoi për herë të parë baladën e saj më të re.

“Për Ty” titullohet projekti i ri i këngëtares me potencë të jashtëzakonshme vokale.

Ajo e performoi për herë të parë këtë këngë në emisionin festiv “Mama’s Party”, ku edhe mahniti publikun, shkruan Telegrafi.

Ky projekt është punuar nga Florent Boshnjaku në muzikë, me tekst të vet këngëtares.

Ky projekt së shpejti mund t’i realizohet edhe videoklipi.

 

Facebook Comments