Ermal Mamaqi e ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me Noizy´n.

Është raportuar se reperi ishte shoqëruar në polici pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën shfaqet duke shtënë me armë në ajër.

Sidoqoftë, krijuesi i shume hiteve, tashmë është i lirë dhe ai shfaqet në xhirimin e përbashkët me komikun e njohur nga Shqipëria.

“Miq, unë erdha ta nxjerr këtë nga burgu, më rrasën edhe mua brenda”, thotë Ermali në video duke e pyetur pastaj Noizyn se në cilin burg ndodhen.

Ndërsa në përshkrim ka shkruar: “Live nga burgu 300 e njistëmbëdhejtë”.

Xhirimi vazhdon teksa ata janë duke ngrënë ushqim. Shikojeni videon e mëposhtme.

View this post on Instagram

Live nga burgu 300 e njistëmbëdhejtë.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Facebook Comments