Për këngëtaren Rozana Radi, e cila arriti disa suksese në vitin që lamë pas, duket se edhe ky vit ka rezervuar befasitë këndshme. Përpos faktit që ajo tashmë së bashku me mikeshën e saj Fiori Dardha moderojnë emisionin investigativ “Boom” në Ora News, këngëtarja ka menduar të vijë më pranë publikut edhe në fushën e biznesit.

Rozana ka postuar fotografi në Instagram ku tregohet një fustan shumë i bukur ngjyrë vjollce e ku ajo ka shkruar: “Një bonbon në festën e maturës! Ky është një nga fustanet që ju propozojmë për një shkëlqim ndryshe. Finesë, stil dhe seksi. Fustanet më të bukur të pasarelave botërore do t’i gjeni te ‘Rozana Radi Store’. Edhe pak dhe dyqani është në dispozicionin tuaj”, që lë të kuptojmë se ajo do të vijë me një biznes në fushën e modës dhe veshjeve.

E kontaktuar nga Blitz.al, Rozana ka treguar ekskluzivisht se ky biznes do të jetë i një forme tjetër nga dyqanet që jemi mësuar zakonisht pasi dy stiliste do të punojnë për butikun e saj, duke krijuar fustane unike të linjës së krijuar nga vetë ato, ku vajzat do të mund të veshin fustane që krijohen vetëm për to.

Gjithashtu, përpos kësaj, Radi ka treguar se edhe disa nga fustanet më të bukura të pasarelave botërore do të gjenden lehtësisht nga vajzat, sepse edhe ato do të jenë pjesë e butikut të saj të ri.

Facebook Comments