Sulmuesi i Ascolit, Riccardo Orsolini, gjatë ndeshjes në Serie B ndaj Ternanas ka bërë një driblim të bukur, ndoshta më të mirin e javës në Evropë.

19-vjeçari kërkohet nga Chelsea për gjashtë milionë euro, por edhe nga Juventusi ka treguar se meriton një mundësi te këto dy klube.

Orsolini me një driblim të bukur bëri që mbrojtësi kundërshtar të humbet ekuilibrin dhe kjo ka mjaftuar që tashmë driblimi i tij të bëhet lajm në mediat botërore.

Italiani ka stil të njëjtë me atë të yllit të Juves, Paulo Dybala.

Facebook Comments