Kia ka zbuluar veturën super sportive Stinger GT në panairin e veturave që është duke u mbajtur në Detroit, transmeton koha.net.

Kia Stinger GT ka katër dyer, motorin 3.3 litërsh V6 që prodhon 365 kuaj fuqi, ndërsa çmimin fillestar do ta ketë rreth 50 mijë euro.

“Stinger GT është model grand turismo, i bërë për distanca të largëta”, ka thënë shefi i dizajnit në Kia, Gregory Guillaume.

“Nuk është vetëm për shpejtësi, por është makinë luksi e shumë komfore. Kjo makinë është e bërë e gjitha për udhëtime”, ka shtuar ai.

Motorin e ka atë të tanishmin e Kia’s, 3.3 litërsh twin-turbo V6 me benzinë, por të përditësuar që prodhon 365 kuaj fuqi, ndërsa ka rrotat e pasme aktive.

Stinger GT shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 5.1 sekonda.

 

Facebook Comments