Mercedes ka zgjeruar familjen AMG GT me modelin e ri AMG GT C Coupe.

Kompania ka prezantuar modelin e ri në panairin e automobilave që po mbahet në Detroit.

Modeli i ri 2017, që do të lansohet më vonë gjatë vitit, vjen me motor 4.0-litërsh V8 me 549 kuajfuqi.

Kjo fuqi mjafton që përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë, automobili ta arrijë për 3.7 sekonda.

AMG GT C do të dalë në shitje më vonë gjatë vitit me model që pritet të kushtojë rreth 150 mijë euro.

Facebook Comments