Ronela Hajati shumë pak ka qenë temë e mediave sa i përket jetës familjare.

E pikërisht në këtë ditë ajo i ka kushtuar disa rreshta babës së ndjerë me rastin e ditëlindjes.

Fotografia e mëposhtme e shfaqë këngëtaren zemërthyer për të atin përmes një mesazhi në Instagram.

“Më kujtohet ditëlindja jote e fundit baba. Unë ende mendoj se je në pushim dhe do të vjen koha kur do të kthehesh në shtëpi. Më mungon tmerrësisht. Sa më përket mua do ta uroj ditëlindjen përgjithmonë”, ka shkruar Ronela në Instagram.

Facebook Comments