Dua Lipa nuk ka të ndalur

Pasi mori dy çmime në EBBA mbrëmë, ajo është nominuar edhe për dy çmime të tjera.

Nominimet kësaj radhe vinë nga revista prestigjioze britanike NME Magazine, transmeton GazetaExpress.

Dua është nominuar për në kategorinë Best British Female dhe Best New Artist.

Për në kategorinë Best British Female Dua do të këtë një përballje të fortë pasi që përballë ka Adelen, Charli XCX, MIA, Kate Tempest dhe PJ Harvey.

Por me lehtë për të pritet të jetë në kategorinë Best New Artist ku Dua do të përballet me: Blossoms, Zara Larsson, Sunflower Bean, Christine and The Queens, Anderson .Paak.

Në këtë garë prin me nominime këngëtarja Beyonce, me gjithsej 5 nominime.

Facebook Comments