Ditë më parë u bë e ditur se këngëtarja Era Istrefi u shtrua në spital, kjo për shkak të një lëndimi në këmbën e saj, e cila ndodhi gjatë skijimit në Brezovicë, por duket se fatin e keq për tu shtrirë në spital e pati edhe motra e saj, këngëtarja Nora Istrefi.

Ndryshe nga Era, Nora nuk ka lënduar ndonjë pjesë të trupit, mirëpo ajo është prekur nga gripi sezonal.

Këngëtarja e hitit ‘Majëm’ ka publikuar në Snapchat krahun teksa merr infuzion për të përballuar më lehtë situatën shëndetësore në të cilën gjendet.

Shpresojmë që gjendja shëndetsore e motrave Istrefi të përmirësohet sa më shpejt.

Facebook Comments

Te ngjajshme