Era Istrefi ka marrë një dhuratë të re. Kësaj here jo nga i dashuri i saj, por nga producentët e “Ultra” dhe “Sony Music”.

Ajo ka postuar një foto ku shihet afër një buqete me lule që është dërguar nga David Bradley dhe David Levy që është producent në këtë kompani, shkruan GazetaExpress.

Era para disa dite ka thyer këmbën, gjersa ishte për skijim në Brezovicë dhe dje ka munguar në ndarjen e çmimeve në EBBA, ku u shpërblye.

Gjatë këtij viti Era pritet të lansojë edhe një këngë të re, një këngë që pritet të lansohet edhe në media ndërkombëtare.

Facebook Comments

Te ngjajshme