Modeli i ri GT nga prodhuesi amerikan Ford, pritej të jetë konkurrent me Porsche, McLaren dhe Ferrari, por që tani bëhet e ditur se do t’i ketë edhe disa veçanti.

Me sistemin Ford EcoBoost, kjo makinë do të lirojë më pak gazra, që e bën shumë më të mirë për ambientin, ndërsa është shpenzues shumë i vogël.

Pos kësaj, pritet që të ketë një raport unik mes peshës dhe fuqisë, që nënkupton se është shumë i lehtë dhe i shpejtë.

Sipas medieve që merren me automobilizëm, ky GT është kombinim mes Lamborghini Aventador dhe Bentley Mulsanne, mirëpo asgjë nuk është e konfirmuar. Nuk bëhet e ditur se kur lansohet kjo makinë, apo me çfarë çmimi do të dalë në shitje.



Facebook Comments