Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se vendimi për lirmin me kusht të Ramush Haradinajt, megjthëse është lehtësues, nuk është i drejtë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo thotë se shpreson që autoritetet në Francë të përshpejtojnë procedurat gjyqësore në mënyrë që zoti Haradinaj t’i kthehet sa më shpejt Kosovës dhe familjes së tij, transmeton Indeksonline.

“Vendimi për lirimin me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ndonëse është lehtësues për arsyen se ai nuk do të mbahet në burg, nuk është i drejtë. Shpresoj që autoritetet në Francë të përshpejtojnë procedurat gjyqësore në mënyrë që zoti Haradinaj t’i kthehet sa më shpejt Kosovës dhe familjes së tij. Ndërkaq, Serbia, njëherë e përgjithmonë, duhet të ndërpresë keqpërdorimin e institucioneve të drejtësisë për të sulmuar politikisht Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar ajo në Facebook.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme