Reperi Majk është shumë i pëlqyer dhe i ndjekur nga të rinjtë, qoftë në rrjetet sociale ashtu edhe në YouTube, kjo pasi këngët e tij janë shumë të suksesshme.

I ftohti që ka kapluar krejt Kosovën, nuk i ka lënë mesa duket të rehatuar as këngëtarët e estradës sonë.

Megjithatë, Majki ka gjetur mënyrën e duhur se si ta bëjë ‘nxehtë’ në mes të këtij të ftohti.

Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në një xhakuzi të ngrohtë, në një nga hotelet më luksozë të kryeqytetit.

“Ftohtë…unë e bëj nxehtë”, ka shkruar Majk në mbishkrimin e fotografisë.

Facebook Comments