Nora Istrefi sot është parë që është e shtrirë në spital

E…duket se gripi e ka bërë të veten për këngëtaren që e ka detyruar që të marrë infuzion, por megjithatë ajo duket se do të jetë e para që do të fillojë vitin me këngë të re, shkruan GazetaExpress.

Një burim shumë i afërt me këngëtaren ka thënë për gazetën se ajo pritet që shpejt të del në shesh xhirim ku do të xhironë videoklipin e ri.

Kësaj radhe kënga e Norës pritet që të jetë në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun dhe i njëjti burim thotë se nëse gjërat shkojnë siç duhet kënga pritet që të realizohet deri në muajin shkurt bashkë me videoklip.

Vitin e kaluar Nora pati sukses me këngën “Majëm”, e cila është pritur nga fansat e saj.

Facebook Comments

Te ngjajshme