Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se ndalimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, është rrënim i dinjitetit dhe maltretim.

Sipas tij, ky rast tregon më së miri gjendjen e Kosovës si shtet.

Limaj ka thënë në Klan Kosova se ekstradimi i Haradinajt në Serbi është i pamundshëm si ligjërisht, ashtu edhe politikisht.

“Esktradimi praktikisht është i pamundur, si në atë ligjor dhe politik. Me Konventën e Vjenës, nuk ka mundësi të ndodhë ekstradimi në shtetin e tretë, kjo ndodh në bazë të një marrëveshje mes shteteve”, ka thënë Limaj.

“Në aspektin ligjor është e pamundur, e poashtu edhe në atë politik, fletë-arresti dhe koha kur është lëshuar tregon mjaftueshëm, Haradinaj ishte në Hagë për këtë”, ka shtuar Limaj.

Ai ka thënë poashtu se Serbia me rastin Haradinaj ka dashur të tregojë për pozicionin politik por që sipas tij, ka diçka tjetër shqetësuese.

“Serbia do të na tregojë se është forcuar pozicioni politik, respektimi i fletë-arrestit nga shtetet tjera është shqetësuese dhe tregon pozicionin politik të Serbisë”, është shprehur Limaj.

Kreu i Nismës për Kosovën ka folur edhe për mundësinë se si mund të pastrohet lista e kërkimit të personave në INTERPOL.

“Kur është fjala te INTERPOL-i, heqja e këtyre listave mund të ndodhë vetëm në dy mënyra, e para është që bisedimet me Serbinë të jetë kusht dhe e dyta, përmes marrëveshjeve bilaterale me secilin shtet që na ka njohur”, ka thënë Limaj.

“Të qenit anëtar nuk nënkupton heqjen e fletë-arresteve. Kjo është çështje institucionale dhe këto institucione nuk kanë bërë asgjë në pesë vjet bisedime me Serbinë”, është shprehur kreu i Nismës.

Facebook Comments

Te ngjajshme