Slaven Bilic është i zemëruar me mesfushorin francez Dimitry Payet.

Ky i fundit edhe zyrtarisht nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me skuadrën e West Ham Unitedit

Kjo e fundit i kishte ofruar marrëveshje të re pesëvjeçare, e cila besohet të jetë me vlerë 125 mijë funte në javë, transmeton Telegrafi.

“Stafi, ne dhamë çdo gjë. Kemi qenë gjithmonë aty për të”, tha Bilic duke shtuar “Ndihemi të lënë në baltë. Jam i zemëruar. Ai nuk dëshiron të luajë”.

Francezit i mbaron kontrata në vitin 2021, por klauzola e largimit kap shifrat shumë të ulëta prej 20 milionë funteve.

Facebook Comments