Barcelona ka konfirmuar se ata kanë shkarkuar drejtorin, Pere Gratacos, pas komenteve të tij për yllin e skuadrës Lionel Messi.

Gratacos kishte thënë për gazetarët pas Copa del Rey pas barazimit me Atheltic Bilbao, se Messi nuk do të ishte aq i mirë sa ai aktualisht është pa mbështetjen e disa nga bashkëlojtarët e ekipit.

“Leo është një nga njerëzit më të rëndësishëm në ekip, por kjo nuk është vetëm për shkak të tij. Ai nuk do të ishte aq i mirë pa [Andres] Iniesta, Neymar dhe kompaninë, por Messi është më i miri”, kishte thënë Gratacos.

Komentet kishin ndezur debat në mediat sociale dhe disa orë më vonë Barcelona lëshoi një deklaratë që konfirmon se ai është i shkarkuar.

“FC Barcelona ka larguar Pere Gratacos si kreu i marrëdhënieve sportive institucionale me Federatën spanjolle të Futbollit, pasi ai publikisht ka shprehur një mendim personal që nuk përputhet me atë të klubit pas shortit për çerekfinalen e Copa del Rey të mbajtur sot në Madrid”, ka thënë klubi katalanas në një deklaratë zyrtare. /Biseda/

Facebook Comments