Besart Berisha ka qenë protagonist me skuadrën e tij Melbourne Victory.

Sulmuesi kosovar, ishte titullar si gjithnjë duke shënuar golin e tretë në fitoren e skuadrës së tij 3-2 ndaj Brisbane Roar.

Por në minutën e 58-të, gjyqtari kryesor i ndeshjes e ndëshkoi me karton të kuq prishtinasin.

Arsyeja ishte se mbrojtësi kundërshtar De Vere pretendoi se u godit me bërryl nga Berisha.

Por kosovari asesi nuk e pranoi ndëshkimin nga gjyqtari të cilit i kërkoi ta përdorë teknologjinë por kërkesa e tij nuk u morë parasysh.

Duke dalë nga fusha, Berisha duartrokiti mbrojtësin kundërshtar me ironi duke i thënë se simulove mirë.

Pas kësaj fitore, Melbourne forcon pozitën e dytë në tabelë me 32 pikë të tubuara, katër më pak se lideri Sydney.

Berisha duke kërkuar nga gjyqtari ta përdorë teknologjinë

Ndërkohë goli i sotëm ishte i 12-të këtë kampionat për Berishën.

Facebook Comments