Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj tash e disa vite është zhvendosur me vendbanim në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku jeton bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Ndonëse jeton larg vendit të saj, ajo përsëri ruan me fanatizëm traditat dhe kulturën shqiptare.

E kemi parë disa herë teksa publikon video në rrjetet sociale ku shfaqet duke kërcyer valle shqiptare, por pak herë kemi patur rastin të shohim teksa gatuan ndonjë ushqim tradicional.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke gatuar një ushqim shumë të njohur të tryezës së shqiptarëve.

Ajo kishte zgjedhur të gatuante fasule me mish të tharë, një ushqim shumë i pëlqyer nga shqiptarët, i cili mesa duket i ka pëlqyer shumë edhe mikeshës së saj pasi e ka provuar.

 

 

Facebook Comments