Lajmet për Bleron dhe Teuten duket se do të vazhdojnë edhe në vitin 2017

Ish çifti i njohur tash e sa kohë kanë filluar lidhje të reja. Këngëtari Blero është në lidhje me modelen shqiptare nga Zvicra, Afronën, ndërsa aktorja Teuta Krasniqi me trajnerin e saj të Fitnesit, Adonisin më të cilin ka edhe një vajzë.

Derisa për Teutën thuhet se ka kryer të gjitha celebrimet martesore me Adonisin, Blero propozimin për fejesë me Afronën e bëri në në emisionin festiv “Prive”.

Ndryshe, si Blero ashtu edhe Teuta, para se të kishin filluar lidhjen mes tyre, të dy kishin lënë pas kraheve një dashuri të dështuar.

Blero ishte i fejuar me një vajzë shqiptare nga Suedia, ndërsa Teuta me një anëtar të një grupi të njohur nga Kosova.

 

Facebook Comments