Reperi i njohur Gold AG ka bërë të ditur së fundmi përmes rrjeteve sociale se ka vizituar së fundmi vendin e shenjtë Mekën.

Ai atje ndodhet bashkë me disa miq të tij, teksa ka vizituar vende të ndryshme në Arabinë Saudite.

Gold AG ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka bërë të ditur se ai dhe miqt e tij kanë vizituar shpellën e njohur “Hira”, dhe kanë shfaqur flamurin kombëtar në maje të saj.

Pos kësaj, ai kishte vendosur edhe plisin në kokë si dhe kishte bërë me duar shenjën e shqiponjës dykrenare.

Facebook Comments