Aktorja e njohur Gresa Pallaska është shumë e pëlqyer nga publiku, dhe rolet e saj nëpër serialet vendore gjithmonë kanë lënë gjurmë, duke bërë që publiku të mos i harrojë lehtë.

Nuk është i rastësishëm talenti i saj në aktrim, kjo pasi aktrimi në familjen e saj ka një histori prej dekadash, ku gjyshi i artistes Shani Pallaska ka qenë aktor i njohur gjithashtu.

Dita e sotme i ka kujtuar Gresës pikërisht gjyshin e saj, i cili ndërroi jetë 18 vite më parë në një ditë si kjo.

Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të gjyshit të saj: “Gjysh, unë mbaj zemrën tënde, unë e mbaj atë në zemrën time”.

Facebook Comments