Grimeri i njohur Mario Devanovic ka organizuar një mbrëmje madhështore në Dubai.

“MusicHall” është nata e cila ka mbledhur grimerët më të njohur nga e gjithë bota, gjersa e ftuar speciale është edhe vet ikona e modës Kim Kardashian.

Duke mbledhur grimerë nga e gjithë bota, natyrshëm lind pyetja nëse ka ndonjë shqiptarë në mesin e tyre? Dhe në fakt po, një grimere e njohur nga Peja është ftuar që të jetë pjesë e kësaj mbrëmje.

Krashi Nimani e cila tash e një kohë është pjesë e “Beauty Center Lily Flower “, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka shkelur në tapetin e kuq të kësaj mbrëmje, teksa ka pozuar krah yjeve të njohur Kim Kardashian dhe Mario Dedivanovic.

Grimerja Krashi Nimani nga Peja përkrah grimerit të famshëm Mario Devanovic dhe Kim Kardashian.

Facebook Comments

Te ngjajshme