Ndonëse Aleanca Veri-atlantike ka hapur disa dyer për Kosovën, edhe në një plan afatgjatë, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, do të mbetet larg.

Kështu ka deklaruar Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, i cili për emisionin Ora e Fundit ka thënë se anëtarësimin e Kosovës në NATO e bllokojnë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Fatkeqësisht shumica nga kërkesat e Qeverisë së Kosovës nuk janë marrë parasysh dhe arsyet dihen. Janë katër vende brenda NATO-s që e bllokojnë çdo marrëdhënie të mundshme të saj me Kosovën. Letra e Sekretarit të NATO-s i ka haur minimalisht disa dyer për Kosovën, duke i dhënë qasje minimalisht në disa programe”.

Megjithatë, Avdiu thotë se një letër e ardhur në adresë të qeverisë së Kosovës nga sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, je një dritë në fund të tunelit për Kosovën, por progresi i vogël, nuk ia garanton Kosovës anëtarësimin në NATO. /KK//Biseda/

Facebook Comments

Te ngjajshme