Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku – Noizy afeksionin me makinat e ka pasur të kahershëm.

Por me suksesin e viteve të fundit që është transmetuar edhe në fitime më të mëdha, numri i tyre vetëm sa ka shkuar duke u shumëfishuar.

Si rrjedhojë, krenaria e ekspozimi i tyre nuk mungon.

Në një prej postimeve të fundit në Instagram ai i ka adresuar një ‘diss’ dikujt që sipas tij krenohet me vetura të marrura me qera.

“Pjesa e pasme e oborrit tim ngjan me një kompani të dhënies me qera të veturave, në dreq grupi yt me makina të marra qera. #TëBleraVet”, deklaron mes tjerash reperi në foton e postuar.

Facebook Comments