Kompania gjermane e prodhimit të veturave, ka bërë të ditur se modeli Atlas që del në shitje në pranverë, do të kushtojë 30 mijë dollarë.

Makina me shtatë ulëse, vend të bollshëm për qëndrim dhe bagazh, si dhe teknologji të lartë, konsiderohet se ka çmim shumë të arsyeshëm, transmeton Telegrafi.

Për këto para, mund të blihet SUV 2.0-litra katër cilindra dhe 235 kuajfuqi.

Në këtë formë, Volswagen duket se nuk do ta përsërisë gabimin që e ka bërë me modelin e ngjashëm Touareg. Megjithëse kjo veturë ishte mjaftë e madhe dhe e qëndrueshme, çmimin prej afro 50 mijë dollarëve nuk mund ta përballonin shumë njerëz. Për këtë arsye, nuk është shitur sa është pritur dhe dëshiruar./Biseda/

 

Facebook Comments