Granit Xhaka ka folur për takimin e ardhshëm të Arsenalit në Ligën Premier.

Java e 21-të e Ligës Premier e sheh Arsenalin të udhëtoj te Swansea, në një ndeshje shumë të vlefshme.

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, edhe në këtë takim pritet të luaj nga minuta e parë, teksa e pret me entuziazëm këtë takim.

“Nesër përballja me Swansean. Përpara topçinj”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Arsenal momentalisht gjendet në vendin e pestë me 41 pikë apo tetë më pak se lideri i kampionatit, Chelsea.

Facebook Comments