“Nëse shqiptarët nxisin dhunë në Kosovë, Serbia duhet të njëjtin moment të përgjigjet duke marrë veriun e Kosovës”, thotë analisti ushtarak serb, Mirosllav Llazanski.

“Gjatë marsit 2004, janë tërhequr NATO dhe KFOR-i. Atëherë kemi mundur me tanke të futemi deri te Ibri e ta caktojmë kufirin që këtë pjesë së paku ta mbajmë”, ka thënë ai, “Por, shqiptarët janë të gatshëm të luftojnë për Kosovën e jo ne. Ky është dallimi”.

Ndërkaq, profesori i Fakultetit të Sigurisë në Beograd, Zoran Dragishiq, thotë se hyrja e Ushtrisë serbe në Kosovë do të nxiste reagim të madh të ndërkombëtarëve.

“Atë që ua lejojnë shqiptarëve nuk na lejojnë neve. Nëse shqiptarët do të bënin plan për spastrim etnik, një ‘Stuhi 2’, hyrja e Ushtrisë sonë do të arsyetohej, por reagimi i Perëndimit do të ishte më i ashpër se më 1999”./Biseda/

Facebook Comments

Te ngjajshme