Deputetja nga radhët e LDK-së ,me pare ish LDD, Besa Gaxherri, nuk ka folur shpesh për jetën e saj private.

Megjithatë, krejt për jetën private  ajo u shpreh së fundmi para prezantueses atraktive, Kiki Rrahmani, në emisionin “Lemza” në Tribuna Channel.

Besa në këtë emision foli për peripecitë e jetës së saj, familjen dhe prindërit.

Prindërit folën po ashtu për Besën, duke e vlerësuar atë si vajzën e mesme që ishte lidere ndër fëmijët tjerë.

Deputetja u përlot në momentin kur në ekran u shfaq djali i saj Ardiani, e më pas edhe nusja e djalit të saj të cilët jetojnë në mërgim.

“Ajo është dhuratë nga Zoti për mua. Ajo është e mrekullueshme”, u shpreh Gaxherri me krenari për nusen e saj.

Ndër tjera Besa shtoi se me të birin dhe nusen që janë në mërgim flet çdo ditë, pasi ata e telefonojnë atë./Biseda/

Facebook Comments