Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se ndalimi i hyrjes në Kosovë të trenit të nisur nga Beogradi ka qenë vendimi i duhur.

Mustafa, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë provokime nga Serbia-

“Unë mendoj se kthimi prapa i këtij treni është veprim i duhur dhe hyrja e trenit në territorin e Republikës së pavarur të Kosovës nuk do të lejohej ose nëse rast se do të hynte, do të përballej në përputhje me ligjet e Kosovës. Jemi të përkushtuar që të mundësojmë lëvizjen e lirë, por nuk do të lejojmë provokime të tilla. Me këtë rast, më lejoni të theksoj vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim të plotë me presidentin dhe kryeparlamentarin, të angazhohemi për të mbrojtur sovranitetin e vendit”, ka thënë kryeminsitri Mustafa

“Nuk do të lejojmë provokime të tilla që kanë për qëllim kthimin e Kosovës dhe rajonit në vite të errëta dhe me pasoja të paparashikueshme”.

“Ne angazhohemi për çështje që lidhen me ruajtjen e sovranitetit të Kosovës”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se për situatën e sotme  dhe për hapat që kanë ndërmarrë institucionet kosovare, janë konsultuar edhe me misionet diplomatike të akredituara në Kosovë.

“Gjatë kësaj kohe kemi zhvilluar takime me misionet në Kosovë në mënyrë që të sensibilizojmë për qëllimet destruktive të Serbisë”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Facebook Comments

Te ngjajshme