Hip hop ylli shqiptar, Capital T do të sjellë projektin e ri më 20 janar.

Reperi i njohur ka vendosur që vitin e ri ta nisë me një bashkëpunim ndërkombëtar, ku protagonistë krahas tij janë edhe DJ Nika dhe Macro.

Projekti titullohet “Cest La Guerre” dhe nuk dihet nëse reperi do të vijë në gjuhën angleze apo në gjuhën shqipe.

Ajo që dihet është se projekti është përplot vetura luksoze në një video të xhiruar në Gjenevë të Zvicrës.

Capital T pati një vit super të suksesshëm dhe më këmbë të djathtë tenton të nisë edhe vitin e ri 2017.

Facebook Comments

Te ngjajshme