ekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se murin dhe trenin ilegal me mbi shkrimin “Kosova është Serbi” vendit ja dhuroi koalicioni PDK-LDK.

Ai më anë të një postimi në facebook ka shkruar se Kosova duhet të rrënojë murin dh et a kthejë t trenin, por për ta bërë këtë duhet rrëzuar këtë pushtet.

Molliqaj po ashtu ka përmendur nevojën për zhvillim dhe mirëqenie, që sipas tij këtë mund të bëjë Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Koalicioni PDK-LDK, Kosovës ia dhuroi murin dhe trenin ilegal në veri i cili mban mbishkrimin “Kosova është Serbi”, ndërsa vetës i dhurojnë pasuri dhe luks”.

“Kosova duhet ta rrënojë murin dhe ta kthejë prapa trenin. Për ta bërë këtë, ne duhet ta rrënojmë këtë pushtet”.

“Kosova ka nevojë për zhvillim dhe mirëqenie. Për ta arritur këtë, Kosovës i duhet qeverisja e re e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Molliqaj.

Facebook Comments